Bota
Vdes ish-ministri gjerman Klaus Klinkel, i angazhuar rreth konfliktit në Kosovë
Ai u shpreh në Bundestag në tetor 1998, se “nuk duhet të themi, se nuk lejohet të ketë një Bosnje të dytë, por duhet të marrim masat që të mos ketë një Bosnje të dytë”
Shuhet në moshën 82-vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali Klaus Kinkel. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner e vlerësoi Klaus Kinkel si “njeri të drejtë dhe burrë të thjeshtë e me karakter. Klaus Kinkel drejtoi partinë liberale gjermane, FDP në vitet 1993-1995, ai ka qenë ministër i Drejtësisë, në vitin 1992 ai zëvendësoi në postin e ministrit të Jashtëm, Hans-Dittrich Genscherin, raporton “DW”.
Klaus Kinkel aktiv për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë
Gjatë mandatit të tij 1992-1998 Ballkani dhe lufta në ish-Jugosllavi ishin tema qendrore të politikës së jashtme gjermane. Në një intervistë për “Deutschland funk”, në vitin 2008 Kinkel është shprehur se është ndjerë gjithmonë i rënduar, nëse mund të bënin më shumë për njerëzit në Jugosllavi, në kohën e luftës, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dështoi gjatë luftës së Bosnjës, sepse nuk u arrit me vendosmëri në një qëndrim e veprim të përbashkët. Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman edhe kur u ndez me armë konflikti në Kosovë në vitin 1998. Klaus Kinkel u përpoq fillimisht në vitet 90-të për të iniciuar dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Klaus Kinkel e cilësoi Sllobodan Millosheviçin atëherë, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë në Kosovë.”
Nga masakra e Srebrenicës politika evropiane nxori mësime të hidhura. Klaus Kinkel, ministër i Jashtëm deri para intervenimit të NATO-s në Kosovë, u shpreh në Bundestag në tetor 1998, se “nuk duhet të themi, se nuk lejohet të ketë një Bosnje të dytë, por duhet të marrim masat që të mos ketë një Bosnje të dytë.”
Në tetor të vitit 1998 ai u zëvendësua nga Joschka Fischer, si ministër i Jashtëm, pak muaj më pas, Gjermania për herë të parë pas Luftës së II Botërore mori pjesë në misionet jashtë vendit, në intervenimin e NATO-s në luftën në Kosovë në vitin 1999.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën... -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura












