Lajme
Vdes në moshën 112 vjeçare gruaja më e moshuar e Zvicrës
E pyetur se si mund të jetojë njeriu sa më gjatë i lumtur, ajo është përgjigjur se nuk duhet marrë gjithçka tepër seriozisht
Gruaja më e moshuar zvicerane ka vdekur në një shtëpi pleqsh në Cyrih-Seebach në moshën 112 vjeçare. Menaxhmenti i shtëpisë ka konfirmuar të shtunën raportet e mediave për vdekjen e zonjës Alice Schaufelberger.
Sipas raporteve, Schaufelberger, e lindur më 11 janar 1908 në kantonin Aargau, ka vdekur më 16 nëntor. Ne mund të konfirmojmë vdekjen e Alice Schaufelberger, ka thënë menaxherja e shtëpisë së pleqve, Iris Ritte të shtunën, e pyetur nga Agjencia e Lajmeve Keystone-SDA.
E ndjera pjesën më të madhe të jetës së saj eka kaluar në qytetin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Por ajo, 110 vjetorin e lindjes e ka festuar në Winterthur në vitin 2018 sepse shtëpia e pleqve Grünhalde në Seebach po rinovohej në atë kohë.
E pyetur se si mund të jetë njeriu sa më gjatë i lumtur, ish-shitësja në një dyqan të ushqimit të shëndetshëm në Cyrih është përgjigjur se nuk duhet të marrësh gjithçka tepër seriozisht, përcjell albinfo.ch Dhe nëse dikush nuk është miqësor me ju, nuk duhet të zemëroheni me të.
Kur e pyetën se cilat gjëra në jetë nuk i pëlqente, ajo është përgjigjur se do të kishte dashur të ishte pak më e gjatë me trup.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











