E-Diaspora
Vdes në rrethana të paqarta kosovari 19 vjeçar
Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush
Një numër makinash policore në mëngjesin e të enjtes kanë shkuar të alarmuara në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Giesen, Gjermani. Policët duhej të qetësonin trazirat që kishin plasur lidhur me ndërhyrjen emergjente mjekësore aty, shkruan giesenerallgemeine.dce.
Bëhej fjalë për rastin emergjent të një azilkërkuesit 19 vjeçar nga Kosova, i cili u rianimua dhe pastaj u transportua për në spital, ku ai pak më vonë vdiq, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush.
Gazeta shkruan se trazirat kishin lindur në mes të familjarëve dhe azilkërkuesve tjerë, me rastin e ofrimit të ndihmës së parë të mjekëve që kishin ardhur me autoambulancë.
Për të qetësuar gjendjen, kishin ardhur pastaj 10 makina me policë, transmeton albinfo.ch. Shtendosjes së gjendjes i kanë shërbyer edhe disa azilkërkues në rolin e përkthyesve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












