Bota
Vdes shkrimtari Umberto Eco
Ka vdekur mbrëmë në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar italian Umberto Eco. Siç njoftojnë mediet italiane duke iu referuar familjarëve të tij, shkrimtari i madh ka ndërruar jetë rreth ores 22.30 të të premtes.
Shkrimtari , linguisti dhe filozofi qe bërë i njohur në nivel botëror me romanin e tij të parë “Emri i trëndafilit”, të botuar në vitin 1980. Ky roman pastaj qe filmuar dhe e kishte bërë te njohur autorin edhe në shtresat më të gjera.
Eco konsiderohej si njëri ndër autoritetet më të mëdha në fushën e letërsisë dhe mendimit njerëzor të dekadave të fundit.
Romani i ij “Emri i trëndafilit” është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe ka një rreth të gjerë lexuesish ndër shqiptarët.
Përveç këtij romani, ai ka botuar edhe romanet si “Lavjerrësi i Fukosë” (1988), “Ishulli i ditës së kaluar” (1994), “Baudolino” (2000) etj.
Është interesante se, me gjithë faktin se prej kohësh konsiderohej një ndër autoritetet më të larta letrare në botë, Umberto Eco nuk e ka fituar çmimin Nobel për letërsi.
Eco ka lindur më 5 janar të vitit 1932 si i biri i një kontabilisti në qytetin italian të veriut, Alessandria.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar












