Lajme
Vdiq ish-presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler
Ish-presidenti gjerman Horst Kohler ka vdekur në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ka njoftuar “NPR” të shtunën. Ai shërbeu si president nga viti 2004 deri në vitin 2010, kur dha dorëheqjen.
Kohler lindi në vitin 1943 në fshatin Skierbieszow në Poloninë e sotme, që në atë kohë ishte i pushtuar nga Gjermania naziste.
Ai mbajti postin e parë në politikë nga viti 1990 deri në vitin 1993 si sekretar në Ministrinë e Financave dhe luajti një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e Traktatit të Maastrichtit, i cili përcaktoi Bashkimin Evropian të sotëm.
Nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka qenë president i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe më pas ka marrë postin e presidentit të Gjermanisë, që sipas kushtetutës gjermane nuk ka kompetenca të rëndësishme.
Megjithatë, ai ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e popullit të Gjermanisë, kështu që në vitin 2009 fitoi edhe një mandat.
Megjithatë, vetëm një vit më vonë, ai dha dorëheqjen për shkak të komenteve për rolin e ushtarëve gjermanë në Afganistan.
Ai pati thënë se ushtria gjermane duhet të përdoret për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit, deklaratë që u kritikua nga shumë politikanë duke u cilësuar si “diplomaci kërcënuese”.
Edhe pse fillimisht mbrojti pozicionin e tij, Kohler dha dorëheqjen më 31 maj 2010.
Pas dorëheqjes, Kohler mbeti aktiv në politikë përmes komenteve mbi ngjarjet në botë. Ai u njoh si eksperti më i madh i marrëdhënieve me Afrikën.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












