Kosova
Veliu: Do ta kthejmë Podujevën në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme
Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar sërish pas humbjes së LDK-së, në zgjedhjet lokale në Podujevë.
Veliu ka thënë se Dega e LDK-së në Podujevë pësoi humbjen e parë që nga themelimi i partisë prej 31 vjetësh.
“E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe përkulem para këtij besimi që na keni dhënë për gati 31 vjet. Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë.
Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false”, pohoi ai.
Megjithatë, Veliu ka pohuar se do të fitojnë sërish Podujevën në zgjedhjet e ardhshme.
“Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve. Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për t’u rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme”, thekson ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë në një konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV) ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














