Futboll
Vëlla e motër që luajnë futboll në Zvicër
Dardan dhe Albina Ajroja luajnë futboll në Zvicër, derisa premtojnë shumë për të ardhmen
Në Zvicër një numër i madh i shqiptarëve merren me futboll dhe po lënë gjurmë, madje, disa kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin zviceran, si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Valon Behrami apo vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka.
Këtyre hapave po shkojnë edhe vëlla e motër, Dardan dhe Albina Ajroja. Ata janë me prejardhje nga Kërçova, derisa kanë lindur në Biel Bienne, shkruan albinfo.ch.
Albian luan për SV Safern në ligën e katërt, derisa Dardani për FC Biel Bienne U-14.
Dardani ka filluar të merret me futboll që nga mosha 5-vjeçare dhe ka fituar shumë trofe deri më tani. Ai luan si mesfushor dhe si sulmues, derisa është i mirë me të dyja këmbët, duke shënuar shumë gola.
Ai për albinfo.ch shprehet se dëshiron të bëhet si Xhaka ose Shaqiri, derisa ka pasur fatin që të takohet me yjet shqiptarë, kurse skuadra që e ëndërron është Milan.
Albina Ajroja (18) duke e shikuar vëllain e saj, filloi të merret me futboll, ku tani luan në Ligën e Katërt. Ajo luan si anësore e majtë dhe e djathtë, derisa gjithashtu dallohet duke shënuar shumë gola.
Albina gjithashtu është duke e vazhduar shkollën si arkitekte, por, nuk e lë anash as futbollin. Ajo thotë se nëse do të arrinte një ftesë nga Zvicra ose Shqipëria, do të zgjidhte Shqipërinë, kurse Dardani thotë se ende ka shumë punë për të luajtur në kombëtare.
Edhe pse të lindur në Zvicër, ata nuk e harrojnë prejardhjen dhe e vizitojnë Kërçovën çdo vit.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga Të paguash 18 milionë franga për një shtëpi të vjetër? Ky është një realitet në Cyrih.... -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit



















