Futboll
Vëllezërit Marjakaj shkojnë në SHBA në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut Natyror
Dy bodybillderët më të mirë shqiptarë aktualisht, Vëllezërit Valentin dhe Majkëll Marjakaj, të mërkurën udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut Natyror (WNBF World Natural Bodybuilding Federation) që më 17 Nëntor zhvillohet në Los Anxhelos, njofton Albinfo.ch.
“Valentini për herë të parë do të garoj në kategorinë Profi, ku në këtë kategori e rëndësishme është kartoni Profi dhe nuk të bëje mosha dhe pesha, ndërsa Majkëlli do të garoj në kategorinë standarde, e ndërkaq në këtë kategori që është gjysmë profesionale, aty ndahen në mosha dhe peshë”, tha Ben Marjakaj, menaxheri i vëllezërve Marjakaj në prononcimin ekskluziv për Albinfo.ch.
Valentini dhe Majkëlli në fund të muajit Tetor u shpallën Kampion dhe Nënkampion të Zvicrës në kategoritë Mr. Fitness 2018, që organizohet nga Federata Zvicerane të Bodybilldingut Natyror dhe Fitnesit, SNBF (Swiss Natural Bodybuilding and Fitness Federation).
Ata gjithashtu u shpallën edhe Kampion dhe Nënkampion të Gjermanisë, në kategorinë e përgjithshme.
Veçojmë që në të dy garat, Valentin Marjakaj e ka zënë vendin e parë për të gjitha kategoritë.
Nëntorin e vitit të kaluar Valentin Marjakaj, në kampionatin botëror të mbajtur në Boston të SHBA-ve, mori pjesë dhe e fitoi vendin e dytë në Botë në Kategorinë “Men’s Physiqu.
Dy vëllezërit Marjakaj nga Novosella e Gjakovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Uznach të Kanton St. Gallenit në Zvicër, me Fitnes kanë filluar në moshën 19-20 vjeçare, pas përfundimit të karrierës si boksier.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person
















