Kosova
Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë fshatin e tyre në kohë pandemie
“2000 franga nga Arsen dhe Arben Shoshi nga Cyrihu.” Kështu shkruan në njoftimin e Shoqatës “Skivjani” nga Gjakova.
Donacionet e vëllezërve Shoshi vijnë si ndihmë emergjente për përballimin e pasojave të shkaktuara nga Virusi Korona në fshatin Skivjan të Gjakovës.
“Tani Shoqata “Skivjani” falënderojmë nga zemra kontributin e vëllezërve Shoshi,
Vëllezërit Shoshi gjithnjë e gjithmonë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të mirën e vendit dhe të fshatit, Vëllezërit Shoshi janë shembull që duhet të ndiqen nga të tjerët.”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Vëllezërit ndërmarrës Arsen dhe Arben Shoshi dallohen jo vetëm me suksesin e tyre në biznes në Zvicër por edhe për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me nevojë në Kosobë.
Megjithëse një kohë të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, vëllezërit Shoshi nuk kanë harruar asnjëherë rrënjët prej nga vijnë.
Arsen Shoshi që është edhe drejtor për investime dhe anëtar i bordit “Benedict Education Group” ka ndihmuar edhe shumë studentë kosovarë që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










