Kosova
Vendet e Ballkanit rritën pagat këtë fillimvit: Shqipëria, më e vonuar
Publikohet raporti i Bankës Botërore për pagat në Kosovë e rajon
Vendet e Ballkanit gjatë dy vjetëve të fundit, por edhe këtë vit, kanë krijuar kushtet për një rritje më të lartë dhe më koherente të tyre, përcjell albinfo.ch.
Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik 3-mujor, vuri në dukje se shumica e vendeve në Ballkan aplikuan rritje të pagave në sektorin publik në fillim të vitit 2023.
Serbia, për shembull, rriti pagat me 12.5% për nëpunësit civilë në fillim të vitit 2023.
Mali i Zi rriti pagat neto administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë me gati 20%.
Në Kosovë hyri një ligj i ri për pagat në sektorin publik, që synon të rrisë shpenzimet totale të pagave me 15%.
Maqedonia e Veriut po punon për një Ligji të ri të pagave, pas kërkesave të vazhdueshme nga Federata e Sindikatave.
Inflacioni rriti presionet për rritjen e pagave që më 2022 në të gjitha vendet e rajonit.
Në Mal të Zi paga mesatare mujore neto u rrit me 18.7% në terma realë në vitin 2022.
Në Shqipëri, më 2022, pagat nominale u rritën me 10.8% deri në dhjetor 2022 (ose 3.4% në terma realë), duke reflektuar rritjen e kërkesës për punë në sektorin privat.
Paga mesatare në Serbi u rrit me 13.8% në terma nominalë dhe 1.7% në terma realë. Më 2022, rritja ishte më e theksuar në sektorin privat, ku paga mesatare neto u zgjerua me 17%, ndërsa pagat e sektorit publik u përmirësuan me 7.3%.
Në vitin 2922, pagat në Maqedoninë e Veriut u rritën me 11%. Megjithatë, inflacioni dyshifror i çoi pagat reale në rënie. Në Bosnjë e Hercegovinë rritja e pagave nominale ishte 14.2%, por në terma realë pagat ranë me 0.5% në dhjetor.
Tre vjetët e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.
Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












