Bota
Vendet ku punojnë më shumë se 40 orë në javë
Një ditë mesatare e punës në shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Bullgarinë, është 8 orë. Vetëm në 7 shtete është ndryshe. Në Itali, Francë, Danimarkë, Turqi dhe Belgjikë është 7 orë dhe në Norvegji dhe Zvicër është 9 orë.
Të gjitha vendet e tjera evropiane kanë një ditë pune standarde prej 8 orësh, ndërsa zgjatja mesatare për Evropën është rreth 7.9 orë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, pyetja është se sa realiste është dita reale mesatare e punës në vende të ndryshme?
Bullgarët renditen të tretë në numrin e orëve në javë për tremujorin e fundit të vitit 2016, sipas Eurostat, cituar nga Infograph.
Mesatarisht në Bullgari java e punës vazhdon për 40 orë e 48 minuta, në të cilën njerëzit punojnë në punën e tyre kryesore.
Me këtë tregues, Bullgaria po kalon vetëm Turqinë fqinje (46 orë dhe 48 minuta) dhe Greqinë (42 orë dhe 18 minuta).
Më së paku punojnë në Holandë (30 dhe 18 minuta), Danimarkë (32 dhe 54 minuta) dhe Norvegji (33 orë dhe 18 minuta). Koha mesatare javore e punës për Evropën është 38 orë dhe 1 minutë. Arsyeja për këta tregues të Bullgarisë është se Bullgaria është vendi me përqindjen më të ulët të punëtorëve me kohë të pjesshme në BE.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












