Bota
Vendet me suficit dhe deficit më të madh në Evropë
A ka një lidhje midis deficitit dhe suficitit që prodhon një vend me rritjen e ekonomisë dhe shkallës së papunësisë? Dhe, nëse ka një marrëdhënie të tillë, çfarë është ajo?
Ja se çfarë thonë të dhënat më të fundit të Bloomberg, përcjell albinfo.ch:
Vendet me suficit të madh buxhetor si përqindje në krahasim me nivelin e PBB-së në Evropë janë Norvegjia (10.8%), Turqia (1.5%), Islanda (1,2%) dhe Luksemburgu (1.2%). Të dhënat për 3 vendet e para janë aktualizuar në fund të vitit 2014, dhe Luksemburg në fund të vitit 2015.
Me deficite të mëdha ende mund të “mburret” Greqia (-7,2%), Spanja (-5.1%), Portugalia (-4,4%) dhe Britania e Madhe (-4,4%), me të dhënat aktuale në fund të 2015-ës.
Rritja ekonomike në vendet me suficite të mëdha varion nga 1.5% deri – 5.3% (rritje vjetore në tremujorin e fundit të vitit përkatës të suficitit, sipas Trading Economics.
Është interesante të theksohet se asnjë nga vendet me suficite nuk ka të regjistrua rënie ekonomike. Luksemburgu ka regjistruar rritjen më të lartë – 5.3% në bazë vjetore në tremujorin e fundit të vitit 2015. Megjithatë. më pa ka shënuar rritje Norvegjia – 1.5% në vit në tremujorin e fundit të vitit 2014.
Në tre nga katër vendet që kanë regjistruar deficitet më të mëdha buxhetore, po ashtu ka rritje ekonomike, por niveli mesatar është më i ulët në krahasim me rivalët në vendet që kanë arritur me suficite.
Ka rritje në Britani (1.8%), Portugali (1.3%) dhe Spanjë (3.5%), dhe vetëm ekonomia greke zvogëlohet për vitin 2015 në 0.7%. Të dhënat mbi zgjerimin ekonomike të katër vendeve janë aktuale në baza vjetore në tremujorin e katërt të vitit 2015, tregon një referencë për “Trading Economics”.
Bazuar nga një prirje e përgjithshme vlen të theksohet se në vendet me deficite të larta figurojnë statistika me papunësinë më të lartë:
Më e larta është në Greqi dhe Spanjë – mbi 20% dhe në Portugali më shumë se 10 për qind.
Edhe trendi i kundërt është vërejtur te vendet me fuqitë më të mëdha ekonomike, të cilat kanë regjistruar rritje më të lartë dhe papunësi më të ulët.
Natyrisht, duhet të merren në konsideratë specifikat e ekonomive që kanë suficit më të madh dhe deficit brenda Evropës. Në vitin 2014 çmimet e naftës kanë qenë në nivele rekord të lartë, të cilat ndihmuan Norvegjinë për të realizuar suficitin.
Spanja, Portugalia dhe Greqia, në anën tjetër, kanë probleme kronike me deficite të larta se sa lejojnë rregullat e BE-së dhe, përveç kësaj, janë bërë “viktima“ të krizës së borxhit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta Bernë: Shoferi 36-vjeçar iu konfiskua menjëherë patenta, njoftoi policia të shtunën. Mjeti i tij u sekuestrua... -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme













