Lajme
Vendi i parë i BE-së që pritet të testojë pasaportat digjitale
Finlanda dëshiron të testojë dokumentet digjitale që përdoren për udhëtimet ndërkufitare, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që e bën diçka të tillë.
Padurimi i Finlandës për të provuar dokumentet digjitale për udhëtime jashtë vendit, pason dëshirën e Komisionit Evropian që projekti pilot të kryhet nga disa shtete anëtare.
Kjo, pasi kërkohet një mënyrë që të mblidhen përvoja që do të mundësonin paraqitjen e një propozimi për zbatimin e një projekti të tillë në të gjitha vendet e BE-së.
Një projekt i tillë do të financohet nga Komisioni i BE-së dhe plani fillestar është testimi i dokumenteve digjitale të udhëtimit midis Finlandës dhe Kroacisë.
Nëse Komisioni e miraton projektin, autoritetet finlandeze do t’i ofrojnë një grupi vullnetarësh një aplikacion që përmban një dokument digjital udhëtimi.
Përmes këtij aplikacioni, pasagjerët do të mund t’i dërgojnë në mënyrë elektronike autoriteteve kufitare informacionet në dokumentet e tyre përpara se të udhëtojnë./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











