Lajme
Vendi ku dhënia e bakshishit konsiderohet mungesë respekti
Kushdo që ka punuar në një restorant e di se sa i rëndësishëm është një bakshish shtesë për çdo punonjës. Sidomos kur flasim për ata që punojnë gjatë muajve të verës dhe vrapojnë lart e poshtë, që të mos na mungojë asgjë. Koncepti i bakshishit është në ADN-në tonë, ku shumica prej nesh ndjejnë nevojën për të shpërblyer një shërbim të mirë të ofruar nga dikush.
Megjithatë, ky nuk është rasti në të gjitha pjesët e botës. Ka vende, në të cilat nëse dikush guxon të japë një bakshish, mund të keqkuptohet dhe të shkaktojë telashe. Një vend i tillë është Japonia, ku askush nuk lë bakshishe shtesë në bare apo restorante. Në fakt, banorët e saj më tradicionalë priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti, transmeton Top Channel, përcjell albinfo.ch.
Kjo është për shkak të një perceptimi shumë të veçantë të punës. Me përjashtim të vendeve shumë specifike si bujtina, praktikisht asnjë biznes nuk pret që klienti të bëjë pagesa shtesë të çfarëdo lloji. Kjo filozofi e jetës gjendet në disa pjesë të Azisë.
Një shtet tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina. Është e vërtetë që gjiganti aziatik ka një mënyrë jetese që ndikohet gjithnjë e më shumë nga hapja e tij drejt Perëndimit dhe se shumë nga zakonet tona kanë filluar të adoptohen nga popullsia e tij, por zakoni i bakshishit nuk shihet me sy të mirë. Për shumë vendas, kjo shihet si një akt superioriteti nga ana e personit që jep paratë, gjë që e vendos personin që i merr ato në një klasë më të ulët.
Diçka e ngjashme ndodh në Danimarkë. Normalisht, fatura e restorantit në këtë vend skandinav përfshin bakshishin në shumën përfundimtare, ndaj do të ishte e panevojshme që klientët të ofronin diçka më shumë. Për më tepër, ky vend, si pjesa tjetër e rajonit nordik, në përgjithësi ka paga mjaft të larta në sektorin e turizmit, kështu që punëtorët nuk duhet të varen nga bujaria e klientit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar Kompania ajrore në Zvicër jep deri në 15 mijë euro për të reduktuar stafin... -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet













