Lajme
Vendi ku fluturimi zgjat 53 sekonda
Aeroplani Loganaira në fluturimin LM711 lidh ishujt Westray dhe Papa Westray në arkipelagun Orkney të Skocisë. Fluturimi zgjat vetëm 53 sekonda, kur era është e favorshme dhe kur pasagjerët nuk kanë shumë bagazhe. Me bagazhe dhe mot jo të favorshëm, udhëtimi mund të zgjasë dy minuta e 40 sekonda.
Kjo është kohëzgjatja e fluturimit më të shkurtër ajrore në botë, e cila hyri në Librin e Rekordeve Guinness.
Ky fluturim lidh Westrayn, një ishull në buzë të arkipelagut skocez të Orkneyt, me një nga ishujt edhe më të vegjël dhe më të largët të quajtur Papa Westray.
Linja funksionon gjatë gjithë vitit dhe është mjet shpëtimi për rreth 80 banorë të ishullit Papa Westray.
Në verë ka edhe shumë të turistë, të etur për të shijuar arkipelagun e bukur.
Avioni fluturon dy deri në tre herë në ditë, por nuk është udhëtim i këndshëm. Përkatësisht, aeroplani ka madhësinë e një kamioni lëvizës për turizëm, zë vetëm tetë pasagjerë, zhurma është e madhe, nuk ka hapësirë e as tualet.
Pasagjerët nuk mund të zgjedhin se ku të ulen, por marrin ndenjëse që plotësojnë më së shumti kushtin e shpërndarjes së peshës në aeroplan, i cili arrin shpejtësi maksimale prej 240 kilometrash në orë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












