Lajme
Vendi më i mirë në botë për të krijuar familje dhe faktorët që ndikojnë
Ja cilat janë shtetet më të mira në botë për të krijuar një familje
Tashmë koronavirusi ka vënë në qendër të vëmendjes se sa e vështirë është të rritësh fëmijë dhe të bësh karrierë njëkohësisht, transmeton albinfo.ch.
Hulumtimet e reja të përpiluara nga blogerët Asher & Lyric, SHBA-ja nuk është vendi më i mirë për të rritur një familje. Në fakt, ajo renditej si një nga vendet më të këqija për të rritur një familje, veçanërisht për numrin e vrasjeve në shkollat e mesme dhe koston e lartë të kujdesit për fëmijët.
Blogerët renditën 35 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në rreth 1.000 faktorë me peshë të cilat mund të kategorizohen si më poshtë, transmeton tutje albinfo.ch.
Siguria (shkalla e vrasjeve për frymë)
Kostoja (% e të ardhurave neto që shkon drejt kostove të kujdesit për fëmijë, kostot e kujdesit shëndetësor)
Lumturia (anketimi i Raportit të Lumturisë Botërore, rezultati i pabarazisë në indeksin GINI të renditur nga Banka Botërore)
Shëndeti (shkalla e vdekshmërisë së nënave, pjesa e popullsisë e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mbi kufijtë e OBSH)
Edukimi (shkalla e regjistrimit në shkollë, ecuria e leximit dhe matematika e 15-vjeçarëve)
Koha (orët mesatare që punojnë të rriturit në vit ashtu siç mblidhen nga OECD)
Duke pasur parasysh këto faktorë, 5 vendet e para ku është më e lehtë të rrisësh një familje janë Luksemburgu, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












