Shqipëria
“Vendi po braktiset nga të rinjtë”, publikohet raporti ndërkombëtar
Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020, e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talentë.
Sipas tij, ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbrazin vendin prej papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit më të lartë në Evropë.
Raporti Global Talent Competitiveness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.
“Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Evropë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë.
Por, nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. Kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet antimafia dhe antioligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.
Global Talent Competitiveness Index 2020 është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë”, shkruan ai, sipas mediave shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












