Sport
Vendimi i FIFA-s për Kosovën qëndron, pason implementimi!
“Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e implementimit të vendimit të FIFA-s do të diskutohen në vazhdim me të gjitha palët relevante"
“Sot, në selinë e FIFA-s në Cyrih është zhvilluar një takim në mes të përfaqësuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë, bën të ditur për albinfon departamenti për medie i FIFA-s.
Sipas orfganizatës botërore të futbollit, në këtë takim është diskutuar vendimi që ka marrë më parë komiteti ekzekutiv i saj për të lejuar Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore me vendet anëtare të FIFA-s.
“Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e implementimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohen në vazhdim me të gjitha palët relevante”, përfundon përgjigja e departamentit për medie të FIFA-s.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është duke zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e UEFA-s dhe të federatës serbe të futbollit.
Në këtë takim, siç merret vesh, Blatter synon të sqarojë vendimin e organizatës së tij për pranimin që Kosova të luajë ndeshje miqësore me të gjitha, 208 kombëtaret, anëtare të FIFA-s. Siç dihet, ky vendim i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, nën ndikimin e federatës serbe, është konstatuar edhe nga UEFA, gjegjësisht kryetari i saj, Michel Platini.
Blatter ka sqaruar se bisedimet fokusohen në pyetjen nëse Kosova lejohet të luajë ndeshje si nikoqire. Dhe se është disponim mbizotërues që vendimi i marrë më parë i FIFA-s nuk do të ndryshohet.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut














