Kosova
Vendimi i fundit nga Specialja për Thaçin dhe Veselin
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përcjell albinfo.ch.
Në dy vendime të ndara, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, më 14 qershor 2024 ka obliguar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që dorëzimet e veta për shqyrtimin e radhës të paraburgimit për dy të akuzuarit, t’i paraqes jo më vonë se 25 korriku 2024.
“Për arsyet e përmendura më lart, Paneli urdhëron këtu: (a) Vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi; dhe (b) Urdhëron Prokurorin Special të paraqesë dorëzimet për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Thaçi jo më vonë se të enjten, më 25 korrik 2024, në orën 16:00, me përgjigjen dhe kundërpërgjigjen që do të ndjekin afatin e përcaktuar në Rregullën 76…. Për arsyet e përmendura më lart, Paneli këtu: a) URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Veseli; dhe b) URDHËRON ZPS-në të paraqesë dorëzimet për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Veseli jo më vonë se të enjten, më 25 korrik 2024, në orën 16:00, me përgjigjen dhe kundërpërgjigjen që do të ndjekin afatin e përcaktuar në Rregullën 76”, thuhet në dispozitivin e dy vendimeve për Thaçin e Veselin.
Ashtu si për Thaçin, edhe për Veselin, ZPS-ja ka argumentuar se paraburgimi ndaj tyre mbetet proporcional dhe i arsyeshëm, duke iu referuar edhe gjetjeve të mëparshme të trupit gjykues.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore











