Lajme
Vendimi lidhur me osteopatët që operojnë me diploma të huaja në Zvicër
Që nga 1 shkurti, ligji kërkon që osteopatët e huaj duhet t’u njihen zyrtarisht diplomat në Zvicër për të praktikuar këtu.
Por procesi lokal i njohjes ka çuar në mosmarrëveshje – madje edhe në disa raste gjyqësore – sepse Kryqi i Kuq Zviceran (SRC), i cili është përgjegjës për këtë detyrë, e ka zbatuar atë në një mënyrë tepër kufizuese, pretendojnë osteopatët.
Tani, megjithatë, Gjykata Federale Administrative ka vendosur në favor të një praktike më pak kufizuese në njohjen e diplomave të huaja.
Vendimi erdhi si një lehtësim për Shoqatën e Osteopatëve Akademikë në Zvicër (Vaos). Sipas presidentit të saj Jesse De Groodt, “tani është koha për të gjetur një proces të shpejtë, të drejtë dhe pragmatik njohjeje”, transmeton albinfo.ch.
Kjo do të ishte gjithashtu në interesin më të mirë të pacientëve: “Nuk mund të ndodhë që profesionistët me përvojë duhet të mbyllin praktikat e tyre për shkak të pengesave burokratike,” tha ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












