Shqipëria
Vendimi për liqenin e Ohrit, në 5 korrik në Azerbajxhan
Komiteti i Trashëgimisë Botërore mblidhet nga 30 qershor deri 10 korrik në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku për të ekzaminuar 36 pasuri të reja që do hyjnë në UNESCO. Një prej këtyre pasurive është dhe liqeni i Ohrit, ku do të votohet për futjen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në UNESCO për t’iu bashkuar pjesës maqedonase, që është e listuar që më 1979-1980.
Për liqenin e Ohrit do të votohet në datën 5 korrik. Liqeni i Ohrit është një ndër 2 pasuritë mikse që diskutohen për tu pranuar, pra me vlera natyrore dhe kulturore. Veç Liqenit të Ohrit pasuri tjetër mikse që do diskutohet dhe votohet është Paraty në Brazil, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ky është sesioni i 43 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Komiteti do shqyrtojë gjithashtu gjatë ditëve të punimeve të tij, edhe situatën e ruajtjes se 166 pasurive që tashmë janë pjesë e listës UNESCO. Gjithashtu do diskutohet dhe për Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














