Kosova
Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër në Kosovë
Nga nesër 15 qershor, pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se grupet punuese të Odës së Hotelerisë janë në hartimin e manualit, në bazë të së cilit do të mbahen edhe ahengjet e ndryshme, përshirë këtu edhe sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva duke shtuar se janë në përfundim të këtij manuali.
“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva për telegraf.
Sipas tij, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të fillohet me protesta.
“Pas kësaj, ne menjëherë do ta mbledhim kryesinë dhe marr vendim që kurrë nuk do të ndalemi me protesta, deri sa t’i realizojmë kërkesat”, u shpreh Sogojeva.
Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.
Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












