Lajme
Vendimi për Ramush Haradinajn shtyhet më 2 mars
Gjykatë në Colmar të Francës ka shtyrë për 2 mars, vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaja. Ai është pyetur nëse pranon të ekstradohet në Serbi, por Haradinajt u përgjigj kundër, duke e cilësuar këtë gjykim “politik”
Gjykatë franceze në Colmar të Francës ka shtyrë për 2 mars, vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky vendim është marrë në seancën e të enjtes, kur Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pyetur nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Beogradi.
Mirëpo, përgjigja e Haradinajt ishte kundër, duke ia rikujtuar gjykatësit se “ky rast është krejtësisht politik”.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti më në zë i UÇK-së, u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.
Avokati mbrojtës i zotit Haradinajt, Arianit Koci, i tha REL-it se kërkesa për ekstradim është e pabazuar dhe do të refuzohet si e tillë.
“Nuk ka dilemë që kërkesa e Serbisë është kërkesë politike. Këtu nuk kemi rast penal, prandaj unë besoj që kjo kërkesë e tyre do të refuzohet dhe zoti Haradinaj do të lirohet. Nuk është e rastit që Serbia ka një inat ndaj zotit Haradaniaj, Serbia nuk mund t’ia fal kurrë atij angazhimin për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”, ka thënë avokati Koci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau










