CH-Ballkani
Vendimi për Ramush Haradinajn shtyhet më 6 prill
Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë sërish për 6 prill, vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Gjykatë franceze në Colmar të Francës ka shtyrë për 6 prill, vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky vendim është marrë në seancën e të enjtes derisa Ramush Haradinaj e ka cilësuar si gjykim politik.
“Gjykata ka kërkuar informata shtesë nga ana serbe. Jam peng politik. Lufta ’98-’99 është filtruar në Gjykatën e Hagës, luftë tjetër nuk ka ndodhur.”, ka thënë Haradinaj duke e quajtur këtë shtyrje si abuzim nga kjo gjykatë, raportojnë mediat kosovare nga Colmari.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti më në zë i UÇK-së, u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Një vit rritjeje për hostele në vitin 2025 -
Peticion për vagona të qetë në trena -
Rreziqet më të mëdha për banorët e Zvicrës në vitin 2026 -
Kur mund të refuzojë një punëdhënës zviceran të paguajë pagën tuaj?











