Shqipëria
Vendin e parë e zënë shqiptarët e Kosovës në të gjitha plazhet e Shqipërisë
Turizmi në Shqipëri, shqiptarët nga Kosova, të parët
Shqipëria tashmë është bërë gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor, përcjell albinfo.ch.
Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33% më shumë se një vit më parë.
Edhe gjatë këtij viti në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1.3 mln. Më pas ndjekur nga vendet e tjera fqinje, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Gjatë këtij viti nuk mungojnë as turistët nga Europa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjoze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët me 117 mijë gjatë 6 muajve të parë të vitit.
Në kontinentin e Evropës Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Europa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti.
Më pas vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet e luftës, Ukraina dhe Rusia janë respektivisht 10 mijë dhe 8 mijë shtetas që kanë hyrë në vendin tonë.
“Ne e dimë që Shqipëria është një vend turistik në zhvillim e sipër dhe vërtetë duket bukur. Kjo është dita e parë në Vlorë, kemi ardhur nga Portugalia dhe jemi duke shijuar eksperiencën këtu”, tha një turiste.
“E zbulova Shqipërinë në rrjete sociale dhe vendosa të vija, është më bukur se ç’e prisja. Nga Vlora do të shkojmë në Sarandë, kemi marrë një udhërrëfyes që do të na bëje një turne në jug për një javë. Dy ditët e fundit do të qëndrojmë në Tiranë e më pas do të kthehemi në Spanjë”, tha turistja.
290 mijë shtetas erdhën nga Maqedonia e Veriu dhe po në të njëjtin numër janë edhe nga Mali i Zi, ndërsa nga Serbia 35 mijë shtetas e vizituan Shqipërinë.
“Ne rezervuam një javë pushime në Shqipëri dhe u penduam, duam të rrimë më shumë. Njerëzit janë shumë miqësorë e plazhet fantastike. Gjithçka më duket perfekte”, tha tursiti.
Por qershori konfirmoi një tjetër trend në vendin tonë, me numrin e vizitave për arsye biznesi që u rrit me 58%. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau










