Jeta në Zvicër
Vendos gjykata: Imamit ekstremist i hiqet përfundimisht statusi i azilit
Me vizitat e shumta që ka bërë në Libi, 12 sish, e fundit gjatë këtij viti, imami ka treguar se ai, në vendin prej nga “ishte përndjekur” mund të lëvizte i papenguar
Imami libian, Abu Ramadan, me të cilin mediat gjatë muajit të kaluar janë marrë me të madhe për shkak të predikimeve ekstremiste islamike, përfundimisht ka humbur statusin e azilit dhe atë të refugjatit në Zvicër.
Ky imam, i cili ka predikuar në një xhami në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës ka ardhur nga Libia para rreth 20 vitesh dhe, ndonëse ka fituar status të refugjatit të pranuar, ka vizituar disa herë vendin e prejardhjes, Libinë, shkruan srf.ch.
Bazuar në këtë rrethanë, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në muajin gusht kishte marrë vendimin për t`ia tërhequr statusin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ndërsa sot është publikuar vendimi i Gjykatës Administrative Federale e cila e ka konfirmuar vendimin e EM. Vendimi është i plotfuqishëm.
Me vizitat e shumta që ka bërë në Libi, 12 sish, e fundit gjatë këtij viti, imami ka treguar se ai, në vendin prej nga “ishte përndjekur” mund të lëvizte i papenguar.
Edhe pas këtij vendimi nga gjykata e lartë, leja e qëndrimit në Zvicër e imamit të kontestuar nuk preket. Për heqjen eventuale të kësaj leje, respektivisht për dëbimin e imamit, duhet të veprojnë autpritetet përgjegjëse të Bernës.
Imami 64 vjeçar, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Zvicër nuk ka punuar asnjëherë, nëse përjashtojmë predikimet që herë pas here i ka mbajtur në xhaminë “Ar`Rrahman” në Biel/Bienne. Dhe, këto predikime janë shembuj shkollorë të propagandimit të urrejtjes ndaj atyre që ai i quan “te pafe”. “O Zot, shkatërroi hebrenjtë, të krishterët, hindusët dhe shiitët”, thotë veç tjerash imami, siç mund të dëgjohet në një incizim tonik, të emetuar në emisionin “Rundschau” të SRF.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












