Kosova
Vengu mirëpret vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të Shqipërisë në Kosovë
‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s’, përcjell albinfo.ch.
Kështu është shprehur ditën e sotme ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, pasi erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”, shkruan “Shqiptarja”.
“Si vend anëtar i NATO-s, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën”, tha ai.
Ministri Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptare dhe britanike në stërvitjen “Corridor VIII Response”.
“Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”, tha ai.
Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik, ministri Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon, përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR-it.
Po ashtu, Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













