Kultura
Shfaqja mbi luftën e Kosovës, në 30-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit
Në Thüringen dhe qytete tjera gjermane shfaqet këtë fundjavë oratoriumi “The Armed Man: A Mass for Peace” (Njeriu i armatosur: një meshë për paqen)
Në 30-vjetorin e “Revolucionit paqësor” gjerman, gjegjësisht rrëzimit të Murit të Berlinit, më 9 e 10 nëntor në Thüringen shfaqet oratoriumi “The Armed Man: A Mass for Peace” (Njeriu i armatosur: një meshë për paqen), shkruan thueringer-allgemeine.de.
Fjala është për një vepër komplekse arti skenik që i është kushtuar Kosovës, gjegjësisht viktimave të popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit. Autor i “Meshës…” është kompozitori uellsian (Britani e Madhe), Karl Jenkins, transmeton albinfo.ch.
Këtë vepër, e cila tashmë është vënë me dhjetëra herë në skenë nga autorë dhe trupa të ndryshme në Gjermani, Jenkins e ka shkruar në vitin 1999. Ajo është vënë për herë të parë në skenë në prill të vitit 2000 me kërkesën e Muzeut të armëve në Londër, në kuadrin e aktiviteteve të shënimit të kalimit në mileniumin e ri.
Vepra është kompozuar për kor, orkestër harqesh, instrumente me frymë dhe për bateri. Ajo përmban tekste të meshës latine me psalme, poezi të Rudyard Kipling, Jonathan Swift, por edhe tekste nga Mahabharata si dhe një tekst të një dëshmitari të bombardimit me bomba atomike të Hiroshimës.
Në disa nga inskenimet e këtij oratoriumi është futur edhe kënga e muezinit, e kënduar në mënyrë autentike nga një klerik mysliman, shkruan albinfo.ch.
“The Armed Man: A Mass for Peace” është oratoriumi i luajtur më së shumti në botë në këtë shekull, për të gjallë të autorit.
Në bazë të gjithë veprës qëndron një këngë franceze e ushtarëve nga shekulli 15.
Shfaqja e parë jepet më 9 nëntor në Neustädter Katharinenkirche në Eschwenge me fillim në orën 18. Ndërsa repriza e saj më 10 nëntor, në Mühllhäuser Kornamatkirche.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike















