Shkurt.ch
Vera sjell më shumë azilkërkues në Zvicër
Në qershor 2300 emigrantë kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër. Kjo është rreth një e katërta më shumë se në muajin maj. Gjithnjë e më shumë njerëz janë kapur në kufi duke ia mësyrë Zvicrës.
Në muajin maj ishin regjistruar rreth 1.900 kërkesa azili. Në javët e fundit gjithnjë e më shumë emigrantë kanë hequr dorë nga një kërkesë për azil. Lea Wertheimer nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) thotë se numri i kërkesave për azil nuk korrespondon me të njëjtën masë si ndalimet në kufi. „Kjo do të thotë se njerëzit në mënyrë të qartë nuk duan në Zvicër të aplikojnë për azil”, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar në kufirin jugor rreth tri të katërtat e të gjithë emigrantëve kanë hequr dorë nga kërkesa për azil në Zvicër. Ata kërkonin të ktheheshin në Itali që ndoshta më shpejt të bëjnë sërish përpjekje të kalojnë transit nëpër Zvicër.
Fakti që numri i azilantëve është rritur nga maji deri në qershor ka të bëjë me sezonin.
Deti Mesdhe është më i qetë dhe shumë njerëz guxojnë të marrin rrugën nëpër det. Në përgjithësi, që nga janari dhe në fund të qershorit 14.277 njerëz kanë kërkuar azil, nga të cilët 5962 në tremujorin e dytë.
Por, krahasuar shifrat me vitin e kaluar, shifrat e azilit janë dukshëm më të ulëta. Në qershor të vitit 2015 janë pranuar rreth 3800 aplikacione. Në atë kohë emigrantët e parë mbërritën pasi ishte mbyllur rruga e Ballkanit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











