Lajme
Veri: Plagoset rëndë polici kosovar
Bëhet e ditur se një pjesëtar i ROSU-së është plagosur rëndë nga snajperistët serbë
Në pikën doganore 31 njoftohet se ka pasur shkëmbime zjarri dhe si pasojë ka të lënduar nga Policia e Kosovës dhe nga serbët që protestonin. Bëhet e ditur se një pjesëtar i ROSU-së është plagosur rëndë, njofton telegrafi.com.
Ndërkaq, mediet raportojnë se Njësitet ROSU dhe FIT (njësiti për Intervenim të Parë), të cilët ishin nisur për në pikën 31, janë kthyer drejt Mitrovicës, pasi kanë rënë në pritë.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU sërish është nisur në aksion, në drejtim të veriut.
Bëhet e ditur se rreth 30 automjete të Policisë janë nisur drejt pikave doganore, pasi kryetari i Leposaviqit i ka ftuar qytetarët serb që të protestojnë në pikën 1, kundër marrjes së kontrollit nga autoritetet e Kosovës.
Pas tërheqjes, ROSU është nisur nga baza e tij në Shipol të Mitrovicës për në pikat doganore.
I vetmi informacion që kanë dhënë Njësia Speciale është konfirmimi i aksionit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












