Kosova
Vërshimet në Kosovë: Kurti dhe ekipet qeveritare në terren, situata nën kontroll
Kryeministri Kurti: Situata nga vërshimet nën kontroll, ekipe në terren për evakuim dhe ndihmë
Kryeministri Albin Kurti njofton se ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë qëndruar dje dhe gjatë natës në terren për të monitoruar situatën e rënduar nga vërshimet dhe për të asistuar në evakuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara, përcjell albinfo.ch.
Ministrat Xhelal Sveçla, Hysen Durmishi dhe Elbert Krasniqi kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e komunave më të prekura, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur njësitet e saj në gatishmëri dhe ka asistuar vendosjen e familjeve të rrezikuara, veçanërisht në Gjakovë.
Sipas raporteve të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunat më të prekura përfshijnë Fushë Kosovën, Lipjanin, Obiliqin, Drenasin, Podujevën, Shtimjen, Graçanicën, Gjakovën, Prizrenin, Suharekën, Malishevën, Rahovecin, Mamushën, Dragashin, Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajn, Klinën, Istogun, Junikun, Deçanin dhe Pejën.
Aktualisht, situata raportohet të jetë nën kontroll. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze. Gjatë natës janë ndërhyrë në zona me rrëshqitje dhe bllokime të puseteve, ndërsa kompanitë përgjegjëse mbeten në gatishmëri.
Kryeministri Kurti falënderoi ekipet operative, zjarrfikësit dhe institucionet e sigurisë për reagimin e shpejtë, si dhe qytetarët për solidaritetin dhe bashkëpunimin. Ai u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e institucioneve deri në tejkalimin e plotë të situatës.
E-Diaspora
-
Edhe 3,185 pako të votimit me postë pritet të mbërrijnë në Kosovë KQZ: Priten edhe 3,185 pako të votimit me postë... -
Violinistja shqiptare Ina Kosturi fiton çmimin “Kompozim Origjinal” në Angli -
Aksident i rëndë në Waldshut‑Tiengen, 6 të lënduar, përfshirë tre fëmijë të vegjël -
Vërshimet në Kosovë ngrenë alarmin: A i keni të siguruara shtëpitë tuaja mërgimtarë? -
Fate Velaj, nga emigrant i thjeshtë në ambasador në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e barit në Crans-Montana do të merren në pyetje nesër Pronarët francezë të barit në një qytet zviceran të skive që u përfshi nga flakët në... -
Tre shqiptarë gjykohen për 500 kilogramë kokainë të fshehur në thasë të kafes -
Zvicër: Epidemi e rëndë gripi, rastet në rritje -
Rritet ndjeshëm kërkesa për fikëse zjarri në Zvicër pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra merr drejtimin e OSBE-së për vitin 2026












