Kosova
Vërshimet në Kosovë ngrenë alarmin: A i keni të siguruara shtëpitë tuaja mërgimtarë?
Vërshimet e ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës kanë shkaktuar dëme serioze në shtëpi, infrastrukturë dhe biznese lokale. Në shumë raste, pronarët e shtëpive janë përballur me humbje të mëdha materiale, ndërsa një pjesë e mirë e tyre jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë qenë në gjendje të reagojnë me kohë.
Kjo situatë po e rikthen në qendër të vëmendjes një pyetje jetike për diasporën: A janë realisht të mbrojtura shtëpitë tuaja nga fatkeqësitë natyrore?
«Kur natyra godet, sigurimi nuk është luks është domosdoshmëri»
Ekspertët e fushës së sigurimeve theksojnë se vërshimet, zjarret dhe dëmet nga uji janë ndër rreziqet më të shpeshta për pronat në Kosovë. Megjithatë, shumë mërgimtarë ende nuk kanë një sigurim funksional, ose janë të pasigurt se çfarë mbulojnë realisht policat që posedojnë.
Në këtë kontekst, në tregun kosovar ka hyrë një model i ri sigurimi që synon pikërisht diasporën.
Platforma Safety Home GmbH – sjell standarde zvicerane për shtëpitë dhe banesat në Kosovë
Kompania zvicerane Safety Home GmbH ofron për herë të parë sigurime të pronës për diasporën shqiptare në Kosovë, me një model plotësisht digjital.
Themeluesi i kompanisë, Shaban Syla, shpjegon se ideja lindi nga përvojat e tij personale me familje që humbnin shtëpitë nga zjarri apo fatkeqësitë natyrore, pa pasur asnjë mbrojtje reale.
Safety Home ofron:
Mbrojtje nga zjarri, fatkeqësitë natyrore (përfshirë vërshimet), dëmet nga uji, thyerjet e xhamave dhe tërmetet
Paketa të dedikuara për mërgimtarët: nga Standard deri te Elite+
Blerje, menaxhim dhe deklarim dëmesh 100% online, pa ndërmjetës dhe pa burokraci
Përpunim të rasteve sipas standardeve zvicerane të transparencës dhe korrektësisë
Digjitalizimi, zgjidhje për mërgimtarët që nuk janë fizikisht në Kosovë
Një nga përparësitë kryesore të këtij modeli është se mërgimtari nuk ka nevojë të jetë prezent në Kosovë për të:
blerë policën,
ngarkuar dokumente,
deklaruar dëme pas vërshimeve apo fatkeqësive tjera.
Gjithçka realizohet përmes platformës Safety Home, brenda pak minutash.
Mesazhi i ditës
Vërshimet e fundit janë një kujtesë e hidhur se: Shtëpia që sot e ke, nesër mund të mos e kesh, nëse nuk e ke të siguruar.
«Për mërgimtarët që kanë investuar gjithë jetën në ndërtimin e një shtëpie në vendlindje, sigurimi i pronës nuk duhet të shihet më si opsion, por si nevojë urgjente.», thotë Syla nga platforma në Zvicër Safety Home
lexoni po ashtu:
Safety Home GmbH, platforma zvicerane për sigurim të pronave në Kosovë
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore













