Kosova
Vërshimet në Prishtinë, kryetari mbledh institucionet e sigurisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, një ditë pas vërshimeve ka takuar institucionet e sigurisë.
Ai tha se është duke u bërë edhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
“Patëm një takim të koordinuar me Policinë, Ujësjellësin dhe zjarrfikësit dhe disa kompani të tjera private që janë përgjegjës për menaxhimin e rrugëve. Patëm diskutim për një strategji të re, ideja është që të jemi më koherent rreth qasjes të këtyre problematikave, po mundohemi t’i ndalojmë në mundësinë tonë si administratë e Kryeqytetit”, tha Rama, teksa bëri edhe një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.
“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në orën 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.
Ndërsa, fajtor për vërshime është edhe për shkak të dizajnimit të keq të pusetave e vjetërsia e tyre.
“Ne vetëm se kemi filluar intervenimet në rruge ‘B’ dhe ‘A’ dhe do të zgjidhet ky problem, sepse ky problem është kah mot. Disa prej lagjeve me vite të tera nuk kanë qenë të mirëmbajta, në pjesën e stacionit të autobusit e bëmë intervenimin e menjëhershëm. Dizajnimi i atyre pusetave nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë biseduam ta bëjmë një projekt të ri për kanalizime”.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se gjatë ditës së djeshme ka qenë një sasi e madhe e shiut dhe se dëmet janë të mëdha.
“Kanë shkuar në thirrjet direkt, afro 100 thirrje janë bërë, në të gjitha thirrjet është intervenuar. Vlerësimi i dëmeve është aktiv dhe do të merremi me çdo lloj dëmi të qytetarëve. Vetëm sasia e sotme, 65 milimetra për metër, është sasi e ujit që bëhet për një muaj të tëre, është sasi e madhe”, tha Fushica.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













