Lajme
Veseli: Kosova është si Izraeli, duhet larguar nga ndikimi turk
Krparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. Ai tha se Kosova duhet të largohet nga Turqia dhe të lidhet me BE e SHBA-të
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili të shtunën pritet të zyrtarizohet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kosova ka ngjashmëri me shtetin e Izraelit dhe e konsideron të domosdoshme lidhjen e vendit me shtete evropiane dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Ai ka thënë se Kosova duhet larguar nga Turqia.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. “Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ikën është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Sipas Veselit, përfaqësuesi i partisë më të madhe parlamentare, Kosova ka orientim pro SHBA- së dhe Evropës, jo vetëm në mendësinë e të funskionuarit si shoqëri, por edhe në aspektin e thithjes së investimeve. Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitorë ekonomikë nga Amerika, Gjermania e Zvicra. Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, është shprehur Veseli.
Ai ka thënë në mënyrë sepecfike se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit.
Por, paraardhësi i tij në PDK dhe tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur dhe vazhdon të ketë miqësi të fortë me shtetin turk. Madje presidenti Recep Tayyip Erdogan, derisa Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, e ka quajtur “vëllai i vogël”. Në çdo tubim edhe investues, Erdogan sa ishte kryeministri i Turqisë, ka qenë prezent në Kosovë.
Erdogan në një takim në Prizren ka thënë se “Kosova është Turqi dhe turiq është Kosovës”.
Ndryshe, investitorët turq prijnë në Kosovë me investime kapitale. Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Distribucioni i Energjisë Elektrike, janë në duar të kompanive turke. Po ashtu edhe kompania më e madhe që ka ndërtuar Autostradën “Rruga e Kombit” nga Miloti deri në Prishtinë e madje po ndërton edhe autostradën “Arbër Xhaferi”, është konzorcium turko-amerikan “Bechtel Enka”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













