Sport
Veseli nuk dorëzohet përballë Spanjës dhe Italisë
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet me idenë për humbje në përballjet me Spanjën dhe Italinë.
Në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, Shqipëria përballet me dy skuadrat më të forta të grupit të vet, më 6 tetor si mysafire e Spanjës dhe më 9 tetor si vendase ndaj Italisë, transmeton albinfo.ch.
“E dimë se Spanja dhe Italia janë ndër më të mirat në botë, por ne do të futemi në lojë për të dhënë maksimumin. Nuk do të hyjmë me idenë se kemi humbur. Do të japim maksimumin dhe do të provojmë të shfrytëzojmë rastet tona”, ka thënë në konferencën për media Veseli.
Shqipëria të premten është mysafire e Spanjës, derisa të hënën e pret Italinë në Shkodër.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












