Kosova
Veseli thotë se Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë do të ndodhë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë dhe treguar se si do të iniciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.
Sipas tij javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe do të caktohet seancë për këtë rast.
“Që në ditën e hënë unë do ta thërras një mbledhje të kryesisë së Kuvendit në mënyrë që ta kemi ditën e enjte një seancë të Kuvendit për inicimin e kësaj Gjykatë Ndërkombëtare, ritheksoj edhe një herë, inicimin inicion edhe një herë, Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb të kryer mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, mbi shqiptarët”, ka thënë Veseli në një intervistë për Periskopin, përcjell Albinfo.ch.
Tutje, Veseli thotë se ky proces ka disa faza.
“Do të fillojmë fazën e parë, themelimin e një Komisioni shtetëror ku do të jetë përfaqësimi i të gjitha grupeve politike, shoqatat, institucionet relevante, ato të gjyqësisë, edhe të policisë, prokuroria, gjyqësia edhe policia, në mënyrën që të vazhdojmë pas kësaj faze të inicimit, ku do të jenë edhe grupet të cilat do të merren, t’ia lëmë edhe profesionistëve, me çështjet e dokumentimit, marrëdhënieve ndërkombëtare. Do të vazhdojmë fazën e dytë që është shumë e rëndësishme: dokumentimi. Edhe faza e tretë është Tribunali Ndërkombëtar”, tha Veseli.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41










