Muzikë
Veshjet tradicionale shqiptare në parakalimin e Oktoberfest në Mynih
Veshjet tradicionale shqiptare në skenën e madhe të Oktoberfest-it
Më 21 shtator 2025, për herë të parë në historinë e saj, kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare do të prezantohen në parakalimin madhështor të Oktoberfest-it në Mynih, i njohur si Trachten- und Schützenzug, shkruan albinfo.de.
Ky moment historik u bë i mundur falë angazhimit të Shoqatës “Iliria München”, me mbështetjen e Republikës së Kosovës. Përmes këtij prezantimi, komuniteti shqiptar do të ketë mundësinë të shpalosë rrënjët, traditat dhe trashëgiminë kulturore para mijëra pjesëmarrësve dhe miliona shikuesve në mbarë botën.
Pjesëmarrësit do të parakalojnë me kostumet kombëtare shqiptare, duke sjellë ngjyrat dhe simbolikat e kulturës sonë në një prej ngjarjeve më të mëdha folklorike e kulturore evropiane. Ky prezantim nuk përfaqëson vetëm një arritje për Shoqatën “Iliria München”, por edhe një moment krenarie për të gjithë komunitetin shqiptar në diasporë.
“Ky është një moment shumë i veçantë e historik, jo vetëm për shoqatën tonë, por për mbarë komunitetin shqiptar. Pjesëmarrja dhe mbështetja e të gjithëve do të na gëzojë në këtë ditë të rëndësishme,” – thekson Shoqata “Iliria München”. /Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












