Lajme
Zvicër: Vetëm 10 infeksione të reja dhe asnjë i vdekur gjatë 24 orëve
BAG raportuar të hënën se nuk ka pasur asnjë viktimë të re nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Trendi i rënies së numrit të infektimeve nga covid 19 në Zvicër dhe Lihtenshtajn po vazhdon. Sot, sipas Zyrës Federale të Shëndetit publik (BAG) janë regjistruar vetëm 10 raste të reja ndërsa dje kanë qenë 15 sosh.
Sigurisht, këta numra pasqyrojnë rezultatet e testimeve të bëra dje dhje pardje, dmth gjatë ditëve të fuzndjavës, kur zakonisht realizohen më pak testime se gjatë ditëve të punës, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, rënia është evidente.
BAG kishte raportuar 58 infeksione të reja të shtunën ndërsa të enjten dhe të premten kishte 50 respektivisht 51 raste .
Sipas autoriteteve, të hënën ka pasur gjithsej 30,597 raste të konfirmuara nga laboratori ose 356 infeksione në 100,000 banorë.
Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, të hënën pasdite ishte 1884. Ndërsa sipas BAG, 1603.
BAG raportuar të hënën se nuk ka pasur asnjë viktimë të re nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












