Lajme
Vetëm 3 vite për të përfituar nënshtetësinë gjermane
Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.
Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer’ të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.
Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.
Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.
Gjatë samitit, Ministri Federal i Punës Hubertus Heil, i cili ishte edhe organizator, tha se për shumë kompani në Gjermani, kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një çështje ekzistenciale.
“Vendi ynë ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”- u shpreh ministri.
Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, Robert Habeck, vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për punëtorë më të kualifikuar për vendin, si nga Gjermania dhe BE, ashtu edhe nga vendet e treta.
“ Ne duhet ta bëjmë arsimin dhe trajnimin më tërheqës dhe duhet të hapemi shumë më tepër ndaj emigracionit dhe të promovojmë së bashku se Gjermania është një vend me punë interesante dhe me cilësi të lartë,” tha ai.
Javën e kaluar, ministri Heil zbuloi planet për të krijuar një “kartë mundësie” me një sistem të bazuar në pikë, i cili do të ndihmojë vendin të zvogëlojë mungesën e fuqisë punëtore.
Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme: diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vite eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.
Një studim i publikuar gushtin e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit tregon se nga korriku 2021 deri në korrik 2022, kishte një mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në Gjermani për të gjitha profesionet./SchengenVisa
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë Është vizioni që del nga një studim i porositur nga Qyteti - Nevojiten zgjidhje të kombinuara... -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB











