Kosova
Vetëm gjatë muajit janar diaspora ka dërguar afro 85 milionë euro në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat financiare për institucionet e tjera financiare dhe remitencat për muajin janar dhe në bazë të vlerësimeve preliminare, remitencat për muajin janar 2024 janë rreth 84.6 milionë euro.
“Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet e tjera 17.3%”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se remitencat deri në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar arritën vlerën e 1 miliard e 343.4 milionë euro, shifër që paraqet rritje vjetore prej 10 për qind.
“Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën e 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës











