Lajme
Vetëm nga “call center-at”, 1.2 miliard investime
Në vend të parë të investimeve, renditet informacioni dhe komunikacioni, ku bëjnë pjesë kryesisht investimet në kompanitë telefonike, por edhe ato në “call center” me 1 miliard e 220 milionë euro
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) kalojnë shifrën në 5.8 miliardë euro në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas këtyre të dhënave, vlera e aseteve që zotërohen nga të huajt në ekonominë shqiptare u rrit me rreth 800 milionë euro, që tregon për një perormacë të shkëlqyer ekonimike.
Kur bëhet fjalë për atë se cilët janë sektorët, të cilët tërheqin më shumë kapital të huaj, në vend të parë renditet informacioni dhe komunikacioni, ku bëjnë pjesë kryesisht investimet në kompanitë telefonike, por edhe ato në “call center”.
Në tremujorin e parë të këtij viti, stoku i investimeve të huaja në këtë sektor llogaritet në 1 miliard e 220 milionë euro. Në vendin e dytë, siç raporton KPres, sektori më i preferuar nga kompanitë e huaja për të investuar është energjia elektrike dhe gazi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, energjia dhe gazi kanë thithur një miliard euro investime të huaja në Shqipëri, ndërkohë që sektori financiar mban vendin e tretë me 952 milionë euro. Të ndara sipas vendeve, Greqia vazhdon të jetë aksionari kryesor në ekonominë shqiptare. Asetet e zotëruara nga kompanitë greke në Shqipëri llogariten në mbi 1.2 miliardë euro, ndërsa në vendin e dytë vijnë holandezët me 870 milionë euro.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












