Integrimi

Veton Rasaj kërkon votën e shqiptarëve në zgjedhjet për Asamblenë e St. Gallenit

Në garat për një vend në këtë asamble, garon edhe i riu me rrënjë shqiptare, Veton Rasaj, në radhët e CVP-së. Zgjedhjet mbahen më 25 shtator

25 shtatori 2016 është në Zvicër dita e votimeve apo referendumeve që bëhen për çështje të ndryshme, në nivel nacional dhe në nivele kantonesh e komunash. Po këtë ditë në St. Gallen mbahen edhe votimet për zgjedhjen e asamblesë komunale, të qytetit.

Në garat për një vend në këtë asamble, garon edhe i riu me rrënjë shqiptare, Veton Rasaj, në radhët e CVP-së. Njëzetvjeçari Rasaj nuk është i panjohur për zgjedhësit e St. Gallenit dhe për lexuesit e albinfo.ch. Përveç që kandidon për herë të dytë për asamblenë e qytetit ku jeton, ai ka garuar më parë edhe për Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit ku ka treguar një rezultat të kënaqshëm.

Vetoni është i lindur në vitin  1996 dhe aktualisht është duke ndjekur studimet për informatikë në degën e inxhinierisë së Universitetit FHS të St. Gallenit.

Zgjedhjet mbahen me 25 shtator 2016 për mandatin e këshilltarët e qytetit për periudhën 2017-2020

Ai bën pjesë në listën e tretë, nën numrin rendor 18.

Me këtë rasrt, Veton Rasaj pemës albinfo.ch i drejtohet komunitetit shqiptar të St. Gallenit e më gjerë me një letër publike për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 25 shtatorit.

Në vazhdim, letra e Veton Rasajt drejtuar bashkatdhetarëve:

Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në qytetin e St. Gallen, por edhe të gjithë ju që jetoni në shtetin e Zvicrës.

Asnjëri prej nesh nuk e ka pasur të lehtë që të arrijë deri këtu ku jemi sot. Është dashur shumë punë, shumë mund e shumë vuajtje që ne të integrohemi e të bëhemi pjesë e këtij shteti. Këto vuajte do të jenë gjithmonë pjesë e kujtimeve tona, të cilat do të bëjnë që gjithmonë të ndjehemi krenar për sakrificën tonë dhe të njerëzve tanë më të dashur, atyre që këtu kanë ardhur para nesh.

Të gjithë ne kemi vuajtur, sepse kur kemi ardhur këtu kemi qenë të huaj. Nuk e kemi pasur askënd që të na shtrijë dorën e ndihmës. Gjithçka është dashur ta bëjmë vet.

Por, sot gjërat kanë ndryshuar, mundi jonë dhe i gjeneratave para nesh ka bërë që tashmë të kemi përfaqësuesit tanë. Të kemi bijtë tanë që me mendjen dhe energjinë e tyre, do të ndikojnë që komuniteti ynë të ngritet edhe më shumë në shtetin zviceran.

I tillë është edhe djaloshi i ri Veton Rasaj, i cili sot ka nevojë për ndihmën tonë, në mënyrë që nesër ai të jetë përfaqësuesi jonë më i denjët.

Në këtë drejtim, nga zemra sot dua të ju kërkoj një nderë. Nga ju kërkoj që të gjithë ne të bëhemi së bashku dhe të votojmë për Veton Rasajn, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin St. Gallen-it.

Që ne të kemi një integrim edhe më të mirë. Që fëmijët tanë të rriten si qytetarë të barabartë të këtij vendi, ne kemi nevojë për përfaqësim politik në të gjitha instancat e shtetit zviceran. Dhe, të jeni të bindur që asnjëherë nuk mund të gjejmë përfaqësim më të denjët sesa përfaqësimi që mund të na bëjë Veton Rasaj.

Vetoni tashmë e ka dëshmuar që është një djalosh i pjekur dhe i aftë që të jetë deri në maksimum zëri ynë.

Ta përkrahim Vetonin, sepse duke e përkrahur atë ne e kemi përkrahur dhe e kemi ndihmuar veten dhe familjen tonë.

Ju faleminderit!


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI