Lajme
Vetura kroate po konsiderohet një nga makinat më luksoze, kushton miliona euro
Vendoset një rekord i ri botëror kur bëhet fjalë për përshpejtimin nga 0 në 400 km/h dhe ndalimin sërish në 0 km/h
Rimac Nevera, vetura që po vazhdon të thyejë rekorde, gjatë vetëm një dite vozitjeje në pistën e testimit në Gjermani ka thyer deri në 23, shkruan Autoblog, përcjell albinfo.ch.
Nevera u testua në objektin e Testimit të Automobilave në Papenburg (ATP), ku shfrytëzoi në maksimum rrugët katër kilometra të gjata. Përfaqësuesit nga Dewesoft dhe RaceLogic ishin të pranishëm për të konfirmuar rekordet dhe zbuluan se hipermakina elektrike ishte në fakt më e shpejtë se sa mendohej.
Nevera me goma Michelin Cup 2 R, shkoi nga 0 në 60 km/h në 1.74 sekonda, që është më e shpejtë se ajo “zyrtare” 1.85 sekonda. Vetura përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 1.82 sekonda sipas RaceLogic, ose 1.81 sekonda sipas Dewesoft. Kjo e ka kaluar kohën që kanë “raportuar” nga Rimac, e cila është 1.97 sekonda.
Pasi u la të kuptohet më herët nga kreu i kompanisë, Mate Rimac, Nevera vendosi një rekord të ri botëror kur bëhet fjalë për përshpejtimin nga 0 në 400 km/h dhe ndalimin në 0 km/h. Ajo “punë” u krye nga përbindëshi elektrik për 29.94 sekonda, dhe për krahasim, Koenigsegg Regeras, që e kishte deri tash vendin e parë, iu deshën 31.49 sekonda për të njëjtën detyrë më 2019-ën.
Ndër rekordet e Neveras është distanca më e shkurtër e nevojshme për të ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h, që është 29.12 metra sipas RaceLogic, ose 28.96 metra sipas Dewesoft.
Nevera prodhohet në Kroaci dhe kushton miliona euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











