Autotech
Vetura më e shtrenjtë e shitur në histori
Thyen rekordin e Ferrari-t duke u bërë automjeti më i shtrenjtë i shitur në histori
Një veturë e rrallë garash Mercedes-Benz është shitur në fillim të muajit për 143 milionë dollarë, duke u bërë automjeti më i shtrenjtë i shitur në histori. RM Sotheby’s njoftoi se shiti në një ankand një Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupé të vitit 1955 për 135 milionë euro (143 mln dollarë), shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Shitja thyen rekordin e mëparshëm për makinën më të shtrenjtë të shitur në ankand me më shumë se 95 milionë dollarë dhe kaloi rekordin prej 70 milionë dollarësh për një makinë të shitur privatisht.
Oferta fituese u bë nga koleksionisti, këshilltari dhe tregtari britanik, Simon Kidston, në emër të një klienti të panjohur. Kidston ushtroi presion për rreth 18 muaj te këshilli i administrimit të Mercedes-Benz që të merrnin në konsideratë shitjen e automjetit.
Shitja, e raportuar për herë të parë nga Hagerty Insider, u zhvillua më 5 maj, në një ankand të fshehtë dhe të pazakontë në Muzeun e Mercedes-Benz në Shtutgart të Gjermanisë. Në ankand ishin të ftuar të merrnin vetëm koleksionistë të zgjedhur dhe klientë të Mercedes-Benz.
300 SLR Uhlenhaut Coupé është një nga dy veturat e krijuara në vitin 1955 dhe konsiderohet një nga automjetet më të çmuara në historinë e automobilave. Ajo u ndërtua nga reparti i garave të Mercedez dhe ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit kryesor, Rudolf Uhlenhaut.
Makina u frymëzua nga W 196 R të Grand Prix, e cila kishte fituar dy Kampionate Botërore me pilotin Juan Manuel Fangio. 300 SLR kishte një motor më të madh, 3,0 litra dhe ishte në gjendje të arrinte 180 milje në orë, duke e bërë atë një nga makinat më të shpejta në rrugë në atë kohë.
Kompania Mercedes-Benz zotëronte të dyja makinat 300 SLR dhe shitja më 5 maj ka çuditur shumë koleksionistë.
Mercedes-Benz deklaroi se do t’i dhurojë të ardhurat për të krijuar një fond për bursa studimi dhe kërkime arsimore në mjedis dhe dekarbonizimin.
Para kësaj shitjeje, makina më e shtrenjtë e shitur në ankand ishte një Ferrari 250 GTO e vitit 1962, për 48.5 milionë dollarë, në RM Sotheby në 2018. Një Ferrari GTO e vitit 1963 u shit privatisht në vitin 2018 për 70 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













