Autotech
Veturat shpenzojnë 42 për qind më shumë se ajo që thonë prodhuesit
Rezultatet e reja kanë treguar se ka pasur rritje të dallimit në vlerat mes atyre që jepen nga kompanitë për shpenzimet e veturave dhe atyre se sa shpenzojnë ato në të vërtetë.
Dallimi mes këtyre dyjave tani është rreth 42 për qind, sipas një hulumtimi të ri.
Këshilli Ndërkombëtar i Transportit të Pastër ka analizuar të dhënat nga një milionë vetura në tetë shtete evropiane për të nxjerrë këtë rezultat. Dallimi prej 42 për qindësh ndjek të dhënat e rezultatit të vitit 2013 kur ky dallim ishte 25 për qind. Në vitin 2001 dallimi ishte vetëm nëntë për qind, transmeton Albinfo.ch.
Shitësit privatë të veturave kanë dalë më të mirë se kompanitë në këtë raport. Ata tregojnë vetëm 39 për qind më ulët shpenzimet e një veture në krahasim me ato që shpenzon në të vërtetë, ndërsa për kompanitë dallimi është 45 për qind. Sipas këtyre të dhënave, një klient paguan rreth 400 euro më shumë në vit për karburant, në krahasim me atë që deklaron prodhuesi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












