Shëndetësi
Vezët, shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve
Shkencëtarët kanë gjetur se të ushqyerit me vetëm një vezë në ditë për gjashtë muaj rresht zhvillon komponentët e rëndësishëm të trurit
Të ushqyerit e fëmijëve me vezë ndihmon zhvillimin e trurit, sipas sugjerimeve të një hulumtimi të ri.
Shkencëtarët kanë gjetur se të ushqyerit me vetëm një vezë në ditë për gjashtë muaj rresht zhvillon komponentët e rëndësishëm të trurit.
Autorja e hulumtimit, Lora Iannotti, nga Universiteti i Washingtonit, ka thënë se sikurse qumështi ose farat, vezët ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të një organizmi, transmeton Albinfo.ch.
“Vezët sigurojnë acide yndyrore esenciale, proteina, kolinë, vitaminat A dhe B12, selenium dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm”, ka thënë ajo.
Për gjetjen e këtyre rezultateve, hulumtuesit analizuan 163 foshnja mes moshës gjashtë dhe nëntë muajsh. Nga ky grup i fëmijëve, 80 u ushqyen me nga një vezë në ditë për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët asnjë.
Rezultatet treguan se bebet që hanë vezët kishin nivel më të lartë të acideve dhe kolinës, që luajnë rol vidal në zhvillimin dhe funksionin e trurit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











