Shqipëria
Video: Berisha e Rama degradojnë fjalorin në Kuvend
Përplasja mes Berishës dhe Ramës në seancën parlamentare të kësaj të enjteje degradoi në fyerje të rënda familajre. Rama e akuzoi Berishën se ka përgojuar familjen e tij dhe se nuk do ta lejojë më që ta bëjë një që të tillë.
Ai e akuzoi Berishën se ka falsifikuar gjyqin, ku pretendohet se Rama ka kërkuar verifikim për atësinë e të birit. Jo vetëm kaq, por kryeministri nuk ka kursyer fjalorin e rëndë ndaj Berishës që, sipas tij, merret me gratë dhe mbesat e deputetëve.
“Po ta përsëris, ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral… Ti gruas sime dhe familjes time ia the ato që nuk thuhen”.
Me tone të larta, nga ana tjetër, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministri, i cili tha se Ramës po i mbajnë peng dosjen origjinale të gjyqit të të birit dhe se po e kërcënojnë, shkruan VizionPlus, përcjell albinfo.ch.
Berisha shkoi më tej dhe deklaroi me një gjuhë të rëndë se kryeministri Rama se i mori bashkëshorten shokut të tij.
“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti e shet moralin, mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore”.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës











