Kosova
VIDEO – Policët marrin para në dorë nga mërgimtari
Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut, përcjell Albinfo.ch.
Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.
Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtar nga Danimarka paguan 40 euro tiketën te policët.
Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.
Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.
Polici: E çka me ba, hajt fol!
Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.
Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e i kemi dënu.
Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.
Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?
Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!
Polici: Në Postë.
Qytetari: Po a punon ajo posta tash?
Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.
Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?
Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.
Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?
Qytetari: Këto i kam krejt.
Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?
Qytetari: U kry kjo punë.
Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.
Qytetari: Në rregull.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual Dioqeza e Bazelit po përballet me një rast të ri të dyshuar për abuzim. Dy priftërinj... -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër -
20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026: Pjesëmarrësit shqiptarë, me rezultate të shkëlqyera -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh











