Lajme

VIDEO: Policia e Winterthur-it pezullon policin, kjo është arsyeja

Të hënën në mbrëmje, 14 tetor 2019, policia e qytetit e Winterthur-it ka suspenduar një polic, që nuk ishte në detyrë

Për shkak të sjelljes së papranueshme, punonjësi u pezullua menjëherë.

Të hënën në mbrëmje qarkulloi në mediat sociale, një video që dokumentonte një sjellje të papranueshme të një polici të qytetit të Winterthur-it.

Incidenti ka ndodhur pasditen e 8 shtatorit 2019 në një pjesë të autostradës në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Polici kishte shqetësuar një pasagjer që ishte me vajzën e tij, e cila për shkak të frikës filloi të qante.

Sidoqoftë, Komanda e policisë së qytetit të Winterthur-it mësoi vetëm mbrëmjen e djeshme në mediat sociale dhe platformat në internet.

Polici në fjalë nuk ishte në detyrë në kohën e incidentit, shkruajnë mediat zvicerane.

Si rezultat i videos, Policia Kantonale e Cyrihut është e detyruar të hetojë punonjësin. Ai u suspendua.