Maqedonia
Video: Aksidentohet autobusi në autostradën Shkup-Tetovë
Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus.
Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.
Deri tani tri ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave.
Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve, thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës, me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës, ka raportuar AlsatM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













